Aleksandër Meksi: “U pëlqeu epoka e ndryshimit dhe ishte ndryshim shprese”

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka folur ditën e sotme për rritjen e çmimeve. Ai tha se ka qenë kryeministri që ka rritur dy herë çmimin e bukës dhe të nesërmen e ka bërë rrugën në këmbë për në zyrë.

“Unë jam kryeministri që kam ngritur dy herë çmimin e bukës. Shqiptarët arritën ta kuptojnë se po bënin një ndryshim epoke dhe atëherë nuk u ankua asnjëri.

Një gazetare që takova më pyeti që ça ke bërë për gratë. I hoqa turnin e tretë, i thashë. Nuk e rrëzoi komunizmin Shqipëria, erdhi koha e ndërrimit të sistemit”, deklaroi ai në ABC.

Meksi theksoi se shqiptarëve u pëlqeu epoka e ndryshimit. “U pëlqeu epoka e ndryshimit dhe ishte ndryshim shprese. Në rrogë u dha kompesimi aq sa jepet edhe sot, në çdo vend të botës”, tha Meksi.

SHKARKO APP