Aleksandër Soros takon Veliajn në New York: Erioni, një nga kryebashkiakët më inovativë në botë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është takuar ditën e sotme në New York me djalin e filantropit George Soros, Aleksandër Soros.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Soros në rrjetin e tij social Instagram, ku edhe ka shpërndarë një foto me Veliajn.
“Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë“, shkruan Aleks Soros.
Postimi i plotë
Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në New York! Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë. Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në 2022! #visittirana # albania # tirana
View this post on Instagram