Aleksis Cipras pret Presidentin e Parlamentit Europian Martin Schulz

Në orën 14.30 Kryeministri Cipras dhe Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz në konferencë të përbashkët për shtyp

Me presidentin e Parlamentit Europian do të takohet sot në mesditë kryeministri Aleksis Cipras. Sipas burimeve, zoti Schulz shkon në Athinë që të eksplorojë qëndrimet e qeverisë greke kundrejt kreditorëve. Qëndrimet e qeverisë në takimet që do të ketë të enjten dhe të premten kryeministri dhe stafi ekonomik, me zotin Schulz dhe kreun e Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, u diskutuan në një mbledhje midis Aleksis Cipras, me nënkryetarin e qeverisë Janis Dragasakis, ministrin e financave Janis Varufakis dhe ministrin e zhvillimit Jorgos Stathakis.

Posaçërisht, sa i përket takimit të së premtes me kreun e Eurogrupit, nënkryetari i qeverisë deklaroi se “do t’i prezantojmë qëndrimet tona për mënyrën se si Greqia do të dalë nga impassi, por edhe si do të çlirohet Europa nga kjo situatë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur lidhur me bankat, Dragasakis vuri në dukje se shteti do të ushtrojë të drejtën e vet, por nuk do të cënojë interesat e vetë aksionerëve. “Objektivi i qeverisë është forcimi i bankave. Gjithçka do të bëhet me konsultim publik”, shtoi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët kryeministrin grek e ka telefonuar edhe Presidenti amerikan Barac Obama, ku e ka uruar për fitoren e 25 Janarit

Shtetet e Bashkuara do të jenë mbështetës në përpjekjen e qeverisë greke për t’u larguar nga politika e shtrëngesës, e garantoi kryeministrin Aleksis Cipras presidenti amerikan, Barack Obama, që i telefonoi kryeministrit grek për ta uruar për fitoren. Sipas burimeve qeveritare, Obama i tha Cipras se kjo mbështetje do të shprehet edhe në praktike, nëpërmjet bashkëpunimit të ministrive të financave të të dy vendeve.

Presidenti amerikan vuri në dukje se edhe Europa duhet ta nraktisë politikën e shtrengesës, gjë që e bënë SHBA-të, dhe të adoptojnë një axhendë të fuqishme zhvillimi.

Obama i rekomandoi zotit Cipras të shlodhet pas fushatës së zgjedhjeve, pse do t’i nevojiten forca për në vazhdim. Kjo është e vështirë për shkak të rrethanave, iu përgjigj kryeministri grek.

Në një njoftim për shtyp lidhur me komunikimin e dy liderëve, Shtëpia e Bardhë  thekson se “presidenti (Obama) theksoi se Shtetet e Bashkuara, si miq të vjetër dhe aleatë presin të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë e re greke për të ndihmuar Greqinë që të rikthehet në rrugën e prosperitetit afatgjatë. Të dy liderët shqyrtuan gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë midis Greqisë dhe SHBA lidhur me çështje të sigurisë europiane dhe antiterrorizmit”.

Kujtim Vani

Athine

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?