Alfred Deshati jep dorëheqjen nga Partia Republikane
Nënkryetari i Partisë Republikane, Alfred Deshati, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti që mbante në parti.
Nuk dihet ende motivi i dorëheqjes së Deshatit dhe kush mund ta zënvendësojë atë.
Pak kohë më parë nga kjo parti u largua edhe Agron Duka që mori drejtimin e Partisë Agrare.
Tashmë Partia Republikane përfaqësohet vetëm nga kryetari i saj Fatmir Mediu.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 2013, Partia Republikane fitoi 5 vende deputeti dhe tashmë ka vetëm një.

KOHA JONË SONDAZH

