Alfred Moisiu i jep këshillat e para Presidentit të ri, zbardhen detaje nga takimi

Pas votimit në Kuvend ditën e djeshme me 78 vota pro, Presidenti i ri i vendit Bajram Begaj ka nisur takimet e para.

I shoqëruar nga Garda e Republikës, Begaj ka udhëtuar drejt Baldushkut ku po qëndron ish-presidenti Alfred Moisiu, duke u larguar nga temperaturat e larta të Tiranës. Në takim fokusi duket të ketë qenë pikërisht detyra e re e Begajt ku Moisiu i ka ofruar disa këshilla presidentit të ri.

Deri në marrjen e detyrës së kreut të shtetit, Begaj duket se do të zhvillojë disa takime të tjera. Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të ketë takime me ish-presidentë të tjerë të vendit si Bamir Topi, Rexhep Meidani, etj. Si Begaj dhe Moisiu u bënë Presidentë të ardhur nga fusha ushtarake.

SHKARKO APP