Ali Ahmeti, thirrje Ramës: Ngrije edhe më shumë zërin, na ke në krah!

Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, i cili i është drejtuar kryeministrit Rama se duhet ta ngrejë edhe më shumë zërin nga Bashkimi Europian për anëtarësimin e Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi.

Luftërat i fituam edhe politikisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht, sot kemi një luftë të re dhe më të fortë, ta bëjmë të begatë atdheun tonë. Të organizohemi më shumë se fort sesa jemi të organizuar dhe këtë mundësi mërgata e ka. Të gjithë të përkushtohemi, të gjithë të rinjtë të kapin diturinë në universitet e Amerikës e Europës e të kthehen kokë plot në atdheun të tyre. Sot me dituri dhe mençurinë, vendet tona mundi t’i kemi së shpejti anëtare në BE siç jemi sot në NATO. Europa nuk mund të jetë e qetë pa Shqipërinë, Kosovë, Maqedoninë e Malin e Zi, djepi i Europës është Mesdheu dhe vendin tonë e kemi aty. Me përkushtim duhet punuar dhe asnjë gjë e parealizueshme nuk mund të jetë. I dashur Edi ne jemi një hap para anëtarësimit dhe pak duhet që edhe më fort të ngresh zërin, ne të tjerët nuk na ke pas, por na ke në krah, do doja t’ju uroj shëndet të gjithë juve, të rojë populli Shqiptar”, u shpreh Ali Ahmeti.

 

SHKARKO APP