Alibeaj: 6% e votave dolën të pavlefshme dhe asgjë s’ka përfunduar. Basha nuk do largohet
Partia Demokratike ka ende shpresa se mund të përmbyset rezultati. Drejtuesi politik i PD-së në Fier, Enkelejd Alibeaj thotë se beteja për PD-AN-në ishte shumë e vështirë pasi përballë tyre qëndronte krimi që livadhiste lirshëm në vend. ”6% të votave që rezultuan të pavlefshme”, sipas Alibeajt janë pika që mund të përmbysin rezultatin sepse PD dhe PS i ndajnë vetëm 6 apo 7 ulëse në Parlamentin e Shqipërisë.
Alibeaj tha më tej se maxhiranca ka bërë kërdinë në blerjen e votave, sidomos në administratë, ku njerëzit edhe janë kërcënuar me vendin e punës. Për zërat që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, Alibeaj tha se kjo gjë nuk do të ndodhë, pasi ai është i vetmi që mund ta përmbysë regjimin.
”Përballë nesh ishte krimi që livadhiste lirshëm në vend. Nuk mendoje se duhet ndërruar lidershipi. Ç’lidhje ka kjo? Ku ishin deri dje ata që dolën sot dhe kërkuan këtë gjë? Çfarë bënë? Ishte një administratë përpara, e dini ju çfarë do të thotë administrate e të gjitha bashkive që nën kërcënimin mos hmbasin vendin e punës, duhet të siguronin votat.
Ai maturanti që ka frikën e shkollës. Është Lulzim Basha ai që do ta shembë regjimin, pavarësisht kritikave që mund të ketë. 6% e votave dolën të pavlefshme dhe lëvizin vetëm 6 apo 7 deputetë.
Ato mund të përmbysin rezultatin, me gjithë këto shkelje që janë raportuar edhe pse është deklaruar tashmë rezultati. Gjithçka mund të ndryshojë. Ky është vetëm fillimi i betejës. Basha mori 622 mijë vota në një situatë më të padrejtë. Situate nuk do të jetë e qetë”,-tha Alibeaj.