Alibeaj akuzon Berishën nga Shkodra: Po trafikon demokratët në siglën laramane të Metës
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj vijon me fushatën elektorale, ku ka zhvilluar një takim me demokratët në Shkodër, ku u prezantua lista për Këshillin Bashkiak. Në fjalën e tij, ai hodhi akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se është strehuar te partia e Ilir Metës, i cili në 2013 ia kaloi pushtetin Edi Ramës.
”Meta që sot ka në krahun e vet të djathtë, Sali Berishën, ish kryetarin historik të demokratëve. Dhe kjo është shfaqja më e përçudnuar e asaj se çka në 30 vite ka ndodhur. Është kjo pjesa në fakt, pjesa e trekëndëshit që në kurriz të shqiptarëve ka vetëm përfituar dhe sot është duke kërkuar t’i përdor për hallet e tyre personale.
E ndaj kësaj situate, të krijuar jo prej nesh, jo prej jush, e kësaj situatë që bie mbi kurrizin tonë, ne vetëm duhet të reagojmë. Sepse liria dhe demokracia nuk kanë vend në një aleancë anti-amerikane, anti-britanike, anti-evropiane, anti-demokratike dhe anti-perëndimore.
Sali Berisha bëri një zgjedhje midis mundësisë reale për t’u siguruar demokratëve pushtetin së paku në gjysmën e bashkive të vendit dhe synimit per ta zhbërë në këto zgjedhje PD që ta kishte monopolin e opozitës, zgjidhi këtë te dytën. Në vend që ti shërbente qytetarëve shqiptar, e benë 2 herë president, 2 herë kryeministër e kanë futur në historine politike të post 90. Zgjodhi këtë të dytën, mori kazmën për ti rënë PD, demokratëve vetëm e vetëm për hallin e vet personal”,-tha ndër të tjera Alibeaj.