Alibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”: Kandidatët e Rithemelimit po konfuzojnë zgjedhësit

Grupi i Alibeajt kërkon shfuqizimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” që u regjistrua nga KQZ por duke përjashtuar Berishën.

Alibeaj, në këtë kërkesë thekson se Komisioni i Rithemelimit nuk mund të nxjerrë kandidatë në 14 maj.

Më tej thuhet se kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca të PD, në kushtet kur kjo e fundit nuk ka shprehur vullnetin për ndonjë koalicion. Marrëveshjen i mungon edhe një elementë, sa i takon numrit të kandidatëve , nga secila parti politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kërkesën e Alibeajt, thuhet më tej se në kushtet kur rithemelimi është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se kush do ti propozojë kandidatët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq sipas Alibeajt, kandidatët e Rithemelimit po krijojnë konfuzion tek zgjedhësit pasi zhvillojnë takime me logo dhe emër të njëjta me ato të PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?