Alibeaj anulon mbledhjen në selinë e PD: PS u tërhoq nga marrëveshja
Politikë E Premte, 20 Maj 2022 15:56
Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka anuluar mbledhjen e grupit që pritej të zhvillohej ditën e sotme.
Ky vendim vjen pas ndryshimit të qëndrimit të PS-së, lidhur me procesin e zgjedhjes se presidentit, ku kërkon vetëm një emër nga opozita.
Dje 26 deputetët e pranishëm propozuan 8 emra, nga të cilët do të përzgjidheshin 4 për t’iu paraqitur më pas socialistëve.