Alibeaj: Berisha i paaftë të fitojë, qeveria teknike si karamele

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj teksa ka folur për situatën politike, tha se ”mosbindja civile”  nuk sjell asgjë, veçse ka përfituar mazhoranca duke kaluar ligjet pa debat. Kërkesën e Sali Berishës për qeveri teknike, e quan një karamele që ish-kryeministri kërkon t’ua shesë shqiptarëve në prag të zgjedhjeve. Sipas tij, është thjesht një paaftësi e atij grupi opozitar që të fitojë zgjedhjet.

”Ky që vjedh me patronazhistë, ky që vjedh me buxhet, vinka një ditë e bukur dhe të jepka qeverinë. Kjo nuk ndodh dhe duhet të jemi realistë. Paaftësi e atij segmenti opozitar për të synuar qeverisjen. Më 26 korrik kishin në dorë një mjet që përmes listave të hapura, të mos i jepnin dhuratë Ramës edhe 12 mandate në tavolinë.

Që në këtë moment që u nënshtruan, treguan që nuk e kanë më synim qeverisjen. Janë të nënshtruar aty te Rama, ca do Rama e bëjnë ata, e bënë me amnistinë edhe me listat e mbyllura. Janë shumë të vonuar për të kërkuar qeveri teknike, nëse duan ta shesin si karamele që po luftojmë për votën e shqiptarëve, duhej ta kishin treguar që në korrik”, vijoi Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?