Alibeaj: Çdo javë lind një skandal i ri, i cili i zë vend skandalit të mëparshëm

I ftuar në Tempora në RTV Ora, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se skandalet e kësaj qeverie ka qenë aq të shumta sa opozita e ka patur të vështirë të mbajë një “violinë të parë” në debatin publik.

Sipas tij, përveç faktit që janë korruptivë, këto janë shoqëruar edhe me një mungesë totale transparence.

“Ne nuk kemi folur tani, as dje. Ne kemi folur që në momentet e para kur kjo histori, po flas për koncesionet, që kur këto lindën. Ishim në parlament në atë kohë, kemi bërë edhe interprelancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse nuk e keni mbajtur si violinë të parë të debatit politik? Po kaq shumë gjëra sa ndodhin në këtë vend, prej kësaj mazhorance, kë të mbash e këtë lësh si çështje të parë të debatit publik? Në këtë vend çdo javë, del, lind një skandal i ri, i cili i zë vend skandalit të mëparshëm- u shpreh ndër të tjera Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama
Tempora - Shteti që vjedh shqiptarët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?