Alibeaj del kundër Komisionit të Rithemelimit, mbledh grupin parlamentar: Kam detyrim që të dëgjoj çdo deputet

Në selinë blu ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, edhe pse me përçarje. Komisioni i Rithemelimit thotë se Enkelejd Alibeaj është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se ka detyrim që të dëgjojë çdo deputet.

Kurse deputeti Ervin Salianji, tha se do të bëjnë çdo përpjekje për bashkimin e grupit parlamentar në mënyrë që ai të funksionojë si një i tërë.

“Prej muajsh mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm, duke mos i lënë fokusin e duhur diskutimit të deputetëve për t’i dhënë zgjidhje krizës në të cilën është PD. Siç e ka zhvendosur fokusin nga përballja me qeverinë dhe nga reformat kryesore Territorialen dhe Zgjedhore. Të gjithë deputetët duhet të ulen dhe ti japin zgjidhje krizës. Objektivi kryesor i PD-së është lufta kundër Edi Ramës. Do bëjmë çdo përpjekje që grupi parlamentar të funksionojë si i tërë”, tha Salianji.

Akt të paligjshëm e ka konsideruar zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo, thirrjen e mbledhje së Grupit Parlamentar të PD nga Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar mbi negociatat me maxhorancën për zgjedhjen e presidentit të ri. Me një deklaratë për mediat, Garo tha se Alibeaj nuk mund të thërrasë mbledhje grupi pasi është shkakruar nga detyra e kreut të Grupit Parlamenatr të PD.

Partia Socialiste ra dje dakord me opozitën sot që mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të mbahet më 10 maj, ku do të vendoset edhe data për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri.

SHKARKO APP