Alibeaj flet nga Brukseli kundër Berishës: Protesta ndaj Europës, jo mjeti i duhur

Nga Brukseli, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dalë kundër Sali Berisha në lidhje me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor, në të njëjtën ditën e Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Për të protestat ndaj Bashkimit Europian, nuk janë mjeti i duhur. Alibeaj thotë se shqetësimet u duhen shprehur evropianëve, jo nëpërmjet protestave.

”Protestat ndaj Evropës, nuk besoj se është mjeti i i duhur. Ne, shqiptarët kanë nevojë për Evropën. Evropa do duhet konsideruar si dashamirësi dhe një mjet shtesë që monitoron demokracinë e plagosur rëndë në Shqipëri. Shtetin e së drejtës, shtetin ligjor, të drejtat e individëve.

Instrumenti, të cilin do duhet të ndjekim, do duhet të jetë i tillë që të jetë funksional dhe të jetë funksional, unë mendoj, së bashku me kolegët e mi, kemi zgjedhur që të gjithë ato shqetësime, që mund t’i thotë kushdo në Shqipëri, t’i çojë në veshin e evropianëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe jo vetëm kaq, se kjo është e pamjaftueshme, por të marrë premtimin, angazhimin, mobilizimin e Evropës, që t’i bëhet krah shqiptarëve. Ne kemi zgjedhur këtë rrugë dhe unë besoj se kjo është rruga më funksionale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?