Alibeaj flet për protesta: Shqiptarët janë tradhtuar nga shteti. Rama të jap dorëheqjen
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon ndëshkim dhe që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen pas skandalit të publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë. Për të sot qytetarët shqiptarë ndihen të tradhëtuar nga shteti i vet pasi nuk mundi të ruajë të dhënat.
“Nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie me shkeljen e të dhënave personale. Pushteti nuk do tia dijë për të dhënat e tua dhe vazhdon të thojë kërkoj ndjesë. Sjellja normale duhej të ishte ndjesë dhe dorëheqje. Ndëshkimi duhet të jetë i natyrës politike. Nëse një skandal i tillë do të ndodhte në një vend të Europës dorëheqja do të ishte minimumi.
Kryeministri nduhet të mbajë përgjegjësi politike dhe jo penale që është e dorës së dytë. Ajo dorë që duhej ta ruante ka në krye vetëm një person dhe ai është kryeministri. Nuk është incident, por një skemë e mirëfilltë e mble4dhjes së të dhënave dhe kalimi i tyre në duar të paautorizuara. Kjo situatë krijon destabilitet e shqetësim. Kushdo sot ndihet i tradhëtuar nga shteti i vet. Shpresoj se hetimi do të jetë i shpejtë jo si i patronazhistëve. Në zgjedhje u përdorën legalizimet, dëmshpërblimet, administrata.
Sot votuesit shqiptarë ndodhen përballë këtyre zjarreve. Është e kuprueshme qartësisht se kjo skemë u përdor qartë për synime elektorale. Është hapur edhe një Komision hetimor i cili u vendos ndërprerja e hetimeve. Ditë pas dite duket se ku është synimi. Shtetai i cili duhej t’i mbronte të dhënat, po i përdor kundër individit për të votuar kundër vullnetit të tij për partinë në pushtet.
Dua një orë e më parë që prokuroria të ecë sa më shpejt, kush është ajo dorë që ka ngulur këtë thikë pas shpine. Është detyrimi i opozitës të ndërmarrë të gjitha aktet për të refuzuar këtë pushtet. Opozita po mendon edhe për qytetarët, por çdo individ duhet të refuzojë këtë që po i bëhet. Opozita i mbron në mënyrë të strukturuar por edhe me protesta”.