Alibeaj i PD tregon rrugën që do të sjellë rrëzimin e regjimit: Jo me mitraloz

Vetting-u në politikë është beteja e re e PD dhe nënkryetari i selisë blu, Enklejd Alibeaj thekson se në vend synohet që të sillet një sistem që ka elementët e demokracisë dhe për këtë ka dy rrugë, ajo radikale dhe rruga e vlerave morale. Për të rruga që do të sjelli rrëzimin e regjimit ”Rama” është Vetting-u në politikë. Ai thotë edhe se dekriminalizmi ishte i pamaftueshëm.

”Ajo që propozon Bushati është rruga radikale, do të thotë unë dhe Bushati njëri merr çiftin tjetri mitralozin dhe sulmojmë regjimin. Në këtë vend synojmë të sjellim një sistem që ka elementët e demokracisë, me mjete antidemokratike do të sillet demokracia?

Të rrëzojmë një regjim dhe të ngremë një tjetër? Pushteti që buron nga pushka besoni se sjell demokraci? S’ka sesi. Rruga tjetër është ajo e vlerave morale! E filluam me dekriminalizmin, ishte e pamjaftueshme. 

A është kjo e vetmja rrugë që rrëzon regjimin? Jo! Sot realiteti shqiptar kërkon shumë gjëra, siç është Vetting-u politik, krijimi i një kuadri ligjor dhe sigurisht amendamentet e tjera. Kjo është një ndër hapat e para”,-tha në ”Open”.

SHKARKO APP