Alibeaj: Jo qëndrime jashtë Venecias
Reforma e Drejtësisë mbetet ende një nga temat më të diskutuara dhe që kanë një interes ndërkombëtar. Ekspertët e opozitës duken të prerë në qëndrimin e tyre në mos pjesëmarrjen në tavolinën e ekspertëve, të cilët edhe sot u mblodhën pa praninë e opozitës.
Në lidhje me këtë qëndrim ish-Ministri Alibeaj ka deklaruar se mazhoranca po harton një draft me rëndësi, por pa praninë e opozitës. Opozita nuk është e përfshirë në këtë proces sepse drafti nuk po përmban sugjerimet e komisionit.
Alibeaj ka theksuar ndër të tjera se Reforma në Drejtësi duhet ti përmbahet raporteve dhe sugjerimeve të komisionit të Venecias.
“Ne kemi kërkuar një shumicë që i kalon 3/5 në mënyrë që të përjashtohet përfshirja substanciale e kësaj mazhorance. Një variant i tillë është 2/3, ne nuk e duam që të politizohet ky proçes. Kërkojmë që zgjedhur të mos jenë të mos jenë nën ndikim politik, të cilat më pas të do të detyrohen t’i shërbejnë. Ne duam që të zbatohen rekomandimet e komisionit të Venecias”, u shpreh më tej Alibeaj për “News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

