Alibeaj: Ka tentativë për të përçarë grupin. Për Presidentin, vendimin do ta marrin të gjithë së bashku

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, mësohet të ketë thënë gjatë mbledhjes se ka një tentativë për të përçarë grupin e PD-së. Po ashtu ai ka thënë se secili nga anëtarët e këtij grupi kanë bërë përpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Në këtë mbledhje nuk morën pjesë 17 deputetë të PD-së.

”Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve.

Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre. Më intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit. Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjatë këtij muaji kemi bërë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Secili nga anëtaret e këtij grupi kanë bërë përpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo të tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?