Alibeaj: Komisioni i Venecias mbështet 70% të vërejtjeve tona

 

Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit të ekspertëve të PD për reformën në drejtësi tha në një intervistë për Ditë e Re në Ora News se Komisioni i Venecias mbështet 70 % të vërejtjeve dhe rekomandimeve për këtë reformë.

Enkelejd Alibeaj: 70% e rekomandimeve, këshillave dhe vërejtjeve tona janë gjetur të bazuara dhe arsyetimi i opinionit të Komisionit të Venecias mbështet rreth 70% në mos më tepër të vërejtjeve tona. Kritika e Komisionit të Venecias që përbën njëkohëisht edhe një këshill sesi në të ardhmen do të duhen të rishkruhen edhe njëherë  këto projekt amendamente, përmblidhen në atë sintezën që Komisioni ka bërë në 8 cështje kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama

E para thotë këtë: numri i madh i organizmave të reja kushtetuese mbi drejtësinë do të duhet të thjeshtëzohet, do të duhet të shkurtohet, do të duhet të rudhet. Pra nuk duhet të jenë kaq organe të reja kushtetuese që kanë të bëjnë me drejtësinë, sepse krijon një lloj rialiteti të ri, krijon një klime të re, një frymë të re, e panjohur dhe e patestuar për shqiptarët, ata të cilët merren me sistemin e drejtësisë. Kjo ka një rrezik të madh, mosbashkëpunimi i këtyre organeve dhe të mos japi një lloj frye të tille konsolidimi të sistemit të drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?