Alibeaj: Ministria e Drejtësisë ka bërë tender sekret për materiale mjekësore anti- Covid, KLSH dhe SPAK duhet të ulërijnë

Ish- deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pas tenderave të denoncuar për tenderin e ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes dhe 4 tenderave ”sekret shtetëror” nga Ministria e Shëndetësisë ka dalë me denoncimin e radhës.
Alibeaj shkruan se Ministria e Drejtësisë po ashtu ka tenderuar paisje anti- COVID pa transparencë, me shpejtësi dhe sekret.
Ish- deputeti i PD i bën thirrje KLSH dhe SPAK të veprojnë për zbatimin e ligjit.

DENONCIMI NGA ENKELEJD ALIBEAJ
Zgjerohet infektimi i qeverisë nga virusi i vjedhjes me tendera “sekretë”, Enkelejd Alibeaj denoncon tjetër rast: Pas 4 tenderave sekretë të Ministrisë së Shendetësisë, edhe Ministria e Drejtësisë tenderon paisje anti-COVID pa asnjë tranaparencë

Virusi i vjedhjes me tendera “sekrete” është përhapur masivisht në qeverinë shqiptare. Pas Ministrisë së Shëndetësisë edhe Ministria e Drejtësisë ka bërë tender për materiale mjekësore anticovid. Me urgjencë, me shpejtësi dhe sigurisht, sekret! Fituesi, gjithnjë i paracaktuar! Kompania “FEDOS” shpk është “fituesja” dhe përfituesja e parave të shqiptarëve, që nuk dihet si janë harxhuar.

Tenderat e klasifikuar sekret i kanë mbyllur gojën qeverisë! Asnjë pipëtimë se ku shkuan 1.5 milionë euro të ushqimit të shqiptarëve. Asnjë shpjegim pse u bënë sekrete 4 tendera të Ministrisë së Shëndetësisë. Ligji detyron qeverinë të bëjë transparencë dhe të mos bëjë “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve.

Sa para nga të shqiptarëve ka harxhuar në mënyrë sekrete? A ka abuzuar me këto para? A ka favorizuar ndonjë klient?

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK-u duhet të ulërijnë për zbatimin e ligjit. Shqiptarët i paguajnë për të gjetur padrejtësitë, abuzimet, vjedhjet dhe për t’i ndëshkuar ato.

SHKARKO APP