Alibeaj: Në fund të korrikut, propozim konkret për hartën e re të Shqipërisë

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për Reformën Torritoriale, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ky i fundit tha se në fund të muajit korrik, PD do të dalë me propozime konkrete sesi duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë.

“Në qershor do të evidentohen problematikat që lidhen me Reformën Territoriale, dhe deri ne fund të korrikut do të dilet me propozim konkret, për mënyren sesi do të duhet të jetë harta e re territoriale e Shqipërisë“, tha Alibeaj.

Të gjitha materialet e sjella nga deputetët do t’i shërbejnë më pas grupit të punës që të hartojë një dokument të sintetizuar të problematikave në nivel bashkie dhe qarku, listën e personave që duhen konsultuar për të mbledhur opinionet e tyre, si dhe kriteret e standardet që duhen mbajtur në konsideratë për ndarjen e re administrativo-territoriale.

SHKARKO APP