Alibeaj nis një tur takimesh, thirrje demokratëve: PD pronë e askujt. Të fokusohemi te 14 Maji

Pasi Gjykata e Apelit i dha vulën, kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj ka nisur një tur takimesh me demokratët e Tiranës, ku thotë se fokusi kryesor duhet të jetë tek zgjedhjet lokale të 14 Majit. Për të debati për lidershipin legjitim të PD duhet të përfundojë dhe se anëtarësia duhet të mobilizohet me të gjitha mjetet për 14 Majin.

Alibeaj iu drejtua demokratëve që ishin mbledhur për ta dëgjuar: “Nuk kemi qenë ne shkaktarët, ju jo e jo. Kurrfarë triumfalizmi nuk duhet të kemi ne lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit. Unë kam qenë i bindur, se një Gjykatë që zbaton ligjin këtë vendim do merrte. PD nuk mund të jetë parti e një personi, nuk mund të jetë pronë private.

Është parti, është organzimim që ka brenda mundin dhe sakrificën e shumë e shumë demokratëve, që besojnë në vlerat tona. Nuk mund të përdoret një parti si pronë e dikujt. Asnjë shenjë revanshizmi, asnjë sinjal triumfalizmi. Ne jemi dy muaj para zgjedhjeve lokale dhe fokusi kryesor i demokratëve janë zgjedhjet lokale të 14 Majit. Fokusi kryesor i të gjithë neve duhet të jenë zgjedhjet lokale.

Ua kërkoj demokratëve të çdo lloj niveli, në çdo kontakt tonin me demokratët dhe qytetarët të fokusohemi te zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale nuk janë vetëm një marrëdhënie mes partive politike dhe anëtarësisë, më shumë se kaq janë çështje e shqiptarëve”,-tha Alibeaj.

Nga ana tjetër Berisha dhe njerëzit e tij janë në pritje se si do të regjistrohen në zgjedhjet, ndonëse ka dhënë një rrugëzgjidhje, atë me koalicion me PL dhe PBDNJ.

SHKARKO APP