Alibeaj: “Non-grata” është vdekje politike. Veç demokratët do bëjnë sakrifica për Berishën?

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, në mbledhjen e Kryesisë këtë të hënë doli kundër Sali Berishës, pasi e cilësoi shpalljen “non-grata” e tij si vdekje politike.

Për të partia nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç se përjashtimit nga grupi.

“Dizenjimi nongrata është vdekje politike. Kush se kupton e ka problemin me veten. A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston “Non Grata”. Jo nuk ka.

S’kishte zgjedhje tjetër PD. Pse vetëm demokratët do bëjnë sakrifica për Sali Berishën? Po Sali Berisha nuk bën dot sakrifica për PD dhe të vazhdonte betejën e vet”.

SHKARKO APP