Alibeaj: PD s’ka sesi të ketë dy kandidatë, ka vetëm një. Të Primareve janë me logo tjetër

Pas mbledhjes së grupimit dhe Kryesisë së tij, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, tha se është diskutuar për emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ai u shpreh se PD-ja ka veç nga një kandidat për 61 bashkitë e vendit, ndërsa për kandidatët e Berishës, edhe pse i ftoi tha se janë me logo të tjera.

”Diskutim ishte për emrat këshilltarët dhe kryetar bashkie. Ka një vendim të kryesisë me datën 2 dhe 4 nëntor të vitit të kaluar, do të marrim pjesë në zgjedhje. Procesi është një proces në vazhdim. Ky proces siç është parashikuar, bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, të kandidatëve të cilët dolën nga procesi i primareve që vijon nga një trajektore nga degët dhe kryesia. Ajo se çfarë është diskutuar është ka qenë në vijim të asaj se çfarë ka qenë qëndrimi ynë.

Kandidatët e primareve janë të mirëpritur. PD s’ka sesi të ketë dy kandidatë ka vetëm një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë me logo të tjerë, logon e Partisë së Lirisë, apo logon e PS-së. Të marrësh demokratë dhe ti çosh në një parti tjetër, sipas rregullave të statutit është e papajtueshme me pozicionin qëndrimin dhe anëtarësinë e PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sali Berisha, nuk është çështje personale, por e identitetit të PD-së. Kemi bërë maksimumin për pasjen e një kandidatit të demokratëve. Të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët tani më 14 maj kanë një mundësi të mirë që me votë të gjithë se bashku”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?