Alibeaj përjashtoi nga grupi 4 deputetë, Berisha: Zbatoi si mjeran një urdhër të Ramës
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj të martën përjashtoi nga grupi edhe katër deputetë që janë pro Berishës. Ky i fundit thotë se Alibeaj zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës.
”Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës, i keqpërdorur në shkallëN më ekstreme të Edi Ramës. Zbatoi urdhërin dhe shkelmoi edhe më shumë mbi dinjitetin. E ardhmja e PD do të jetë një grup kompativ dhe do të mbrojë me gjithë potencialin e tij, interesat e qytetarëve dhe do të bëjë çdo gjë për të shumëfishuar kontrollet”,-tha Berisha për gazetarët në selinë blu.
Po ashtu i pyetur nëse e mbështet deputeti Ervin Salianji, që të jetë ai kreu i ri i grupit parlamentar i PD-së, Berisha tha ”Unë do të pranoj vullnetin e demokratëve. Zoti Salianji është nënkryetar, unë do të pranoj pa diskutim vullnetin e deputetëve të Partisë Demokratike”.