Alibeaj përjashtoi nga grupi 4 deputetë, Ferdinand Xhaferaj: Vendimi maskaradë!
Ka reaguar deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj, një ditë pasi Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar katër deputetë.
Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Xhaferaj tha:
“Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. Ka kolegë të tjerë që merren brenda opozitës. Unë si deputet i grupit parlamentar u shpreha qartë për produktin e këtij vendimi. 4 deputetë janë të respektuar dhe i rrinë mirë kostumit qeveritar. Kjo tregon për maskaradën e vendimit. Jam marrë dhe do merrem me qeverinë. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe qytetarët shqiptarë. Merrem me politikë prej 30 vitesh dhe asnjëherë s’kam firmosur për përjashtim kolegësh. Edhe pse qenë fillim të karrierë s’kemi pasur vendime të vështira.“