Alibeaj përjashton 4 deputetë, Salianji: S’ka mbledhje të grupit parlamentar, por deklarata personale
Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj sipas vendimit të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk janë më pjesë e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Por deputeti Ervin Salianji, pjesë e grupit thotë se nuk ka mbledhje të grupit parlamentar të PD-së dhe përjashtimet ai i quan si një deklaratë personale dhe në dëshpërim.
Postimi i plotë
Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve! Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij!
Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të cilat nuk i bëjnë mirē askujt. Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje! Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale!
Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime! Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe perpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve. Kjo do te ndodhë! Vetëm kjo rrugë e bën fituese Partine Demokratike!