Alibeaj përjashton zyrtarisht 4 deputetë nga grupi/Reagon deputetja Flutura Açka: A jeni në metro?! Marrëzi!

Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije se përjashton nga grupi parlamentar deputetët Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këllici dhe Agron Shehajn, pasi kjo lidhet me protestën e dhunshme të 8 janar 2022 në selinë blu.

Për këtë vendim idiot ka reaguar deputetja Flutura Açka, e cila e quan si marrëzi. ”Marrëzia e vogëlsisë. A jeni në metro?! Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”- shkruan deputetja.

Ja njoftimi i Enkelejd Alibeaj:

“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.

Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023″, thuhet në vendim.

SHKARKO APP