Alibeaj: Presidenti duhet votuar me 84 vota, propozimi duhet të vijë nga opozita

27 sekonda zgjati seanca e parë në këtë të hënë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit të ri, kjo pasi nuk ka ende asnjë kandidaturë. I komanduari nga Basha si kryetar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha për mediat se Partia Socialiste nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin. Për të presidenti duhet të zgjidhet në 3 raundet e para me 84 vota, madje shtoi se propozimi duhet të vijë nga opozita.

”Kemi bërë një deklaratë të çuar zyrtarisht nga mazhorancës, me një logjikë fare të thjeshtë; nëse duhet të jetë presidenti i gjithë shqiptarëve, duhet të jetë një proces transparent dhe i besueshëm.

Prandaj duhet të zgjidhet në 3 raundet e para me 84 vota. Kemi qenë në qëndrimit të propozimit tonë. Duam që propozimi të jetë i yni dhe të zgjidhet brenda 3 raundesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne nuk duam që presidenti të zgjidhet me 71 vota në raundet e 4 ose 5, pasi këta i kanë vjedhur votat. Nuk duam të përjashtojmë asnjë nga palët. Sigurisht që duam që ky proces të shtohet dhe të jetë sa më transparent e të gjithë pranuar. Ne deri më tani nuk kemi emra, sepse nuk është proces kam një emër më jep një emër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?