Alibeaj prezanton platformën për zgjidhjen e krizës në PD: Gëzon mbështetje të gjerë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka paraditen e sotme në një konferencë për mediat për të prezantuar platformën e tij të bashkimit të Partisë Demokratike. Alibeaj tha se kjo platformë gëzon mbështetje nga shumica e grupit parlamentar të PD-së dhe është firmosur 32 deputetë, duke nisur nga Lulzim Basha, Agron Gjekmarkaj, Dashnor Sula, Alfred Rrushaj, Ferdinand Xhaferaj dhe e të tjerë.

Sipas Alibeajt, hapi i parë për bashkimin e demokratëve është certifikimi i anëtarësisë aktuale si dhe rikthimi i të përjashtuarve në parti si dhe anulimi i zgjedhjeve te njëanshme në bazë.

Pikat e platformës
1- Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2- Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3- Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4- Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5- Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.
Hapi i parë: Certifikimi i anëtarësisë aktuale
Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.
Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Ka patur propozime shtesë:

1. Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhefrraj të shtohej se: Të përjashtohet nga çdo drejtim i partisë çdo person që ka patur drejtimin për dy vite apo që nuk ka fituar zgjedhjet parlamentare.

2. Alfred Rrushaj kishte komente për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

3. Ishin dhe disa kolegë që kërkonin që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar.

Por përsa kohë që nuk kishin dakordësinë e shumicës, ato nuk mund të përfshiheshin në këtë platformë.

Këtë qëndrim të grupit parlamentar do ia bëj me dije kryesisë dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të Kolegjit të kryetarëve”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP