Alibeaj: Rama, Berisha dhe Meta kanë frikë nga drejtësia. Pas 14 Majit, qëllimi kryesor është riorganizimi i PD

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi mbështetjen e demokratëve më 14 Maj, duke thënë se fitorja e Adriatik Spahiut në Këlcyrë. do të ndikonte dhe në bashkimin e partisë. Alibeaj tha edhe se Berisha ka bërë pazare politike me Ilir Metën për të dëmtuar demokratët.

”Është në korrupsion me non grata dhe pazare politike, e vetmja jemi ne Partia Demokratike. Ky është qëllimi kryesor i asaj çfarë quhet sfida jonë. 3 mars kur u sqarua gjithçka i thashë kandidatëve të foltores, ‘mos shkoni te LSI-ja, mos shkoni te partia e majtë, mos shkoni te një pazarxhi politik si Ilir Meta. Hajdeni në shtëpinë tuaj, hajdeni te kjo sigël, sepse keni detyrime nga kjo sigël”,-tha Alibeaj.

Sipas Alibeajt, Rama, Berisha dhe Meta kanë frikë nga drejtësia. ”Këta të tre duke filluar nga Rama, halli më i madh që kanë është, cili ministër po më shkon në burg këtë javë. I ka nja dy ministra në burg, i ka edhe nja dy deputetë në burg. Të njëjtin hall e ka edhe Sali Berisha, e të njëjtin hall e ka edhe Ilir Meta”. Në fund, Alibeaj tha edhe se PD-ja pas zgjedhjeve do futet në fazën e riorganizimit të strukturave drejtuese.

SHKARKO APP