Alibeaj takim me banorët e Fierit: Puna në fshat do të shpërblehet
Koordinatori politik i PD-së për qarkun e Fierit, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj mëngjesin e kësaj të diele gjatë një bashkëbisedimi me banorët e fshatit Vlosh në Roskovec, tha se realiteti i fshatrave duhet të ndryshojë me votë më 25 prill, duke u bashkuar kështu rreth ndryshimit pavarësisht bindjeve politike.
”Ka 8 vite qe ekonomia dhe punët janë në vendnumero. Një vend i bukur, pjellor, por që është shpopullusr i gjithi, siç kanë ndodhur këtu. Kjo është dramë e madhe. 25 prilli është dita që do të zgjidhë shumë gjëra. Që djemtë të mos ikin, që të rifillojë edhe njëherë mbështetja për bujqësinë, që prodhimi juaj të shitet. Zgjidhja është të bëhemi bashkë, pa asnjë lloj dallimi. T’i japim fund të keqes. Në planin e Bashës ka mbështetje për fshatin, që puna e bujqëve, e blegtorëve të konvertohet në para”.