Alibeaj tregon pse nuk kanë propozuar emra për kreun e shtetit: Vendit nuk i duhet një president i dhomave të errëta
Enkelejd Alibeaj tha sot se janë të hapur të diskutojnë mbi kriterin e presidentit të ri të vendit, duke theksuar se ai duhet të jetë antikomunist.
“Ne kemi qëndrimin që opozita do duhet të propozojë, për këtë arsye japim një proces jo vetëm real, jo farsë, që mos e shndërrojë buzëkuq të mazhorancës.
Pres publikisht nga përfaqësuesit e mazhorancës të kenë qëndrimin e tyre, kjo është qasja jonë për procesin, ne nuk jemi të ngurtësuar. Në bazë të qëndrimit tonë politik presim reagimin e tyre e në bazë të reagimit të tyre do kemi publikisht reagimin.
E udhës është të krijojmë një proces në sytë e publikut, ne nuk jemi për një proces në dhoma të errëta. Ka pasur e shkuara politike e vendit proces në dhoma të errëta që nuk kanë rezultuar të mira për shqiptarët.
Të marrin qëndrim pranojnë apo jo. E kam më të udhës e shoh më të hijshme e të ndershme. Presidenti është i shqiptarëve, jo i deputetëve ,jo i dhomave të errëta, binduni, kjo është më e rëndësishme për ne.
Pse jo emra?
Nuk do ishte e udhës të vrapojmë pas emrave pa vendosur ca kritere që profilizojnë atë që do duhet të jetë figura e presidentit, e ndershme për këdo.
Deri sa të ketë një përgjigje për këtë nuk e di si mund të ecim”, tha Alibeaj.