Alibeajt po i ikin edhe kandidatët për këshilltarë, nis nga Durrësi

Pas kandidatëve për kryetarë, ka nisur “rrjedhja” e kandidatëve për këshilltarë nga kampi i Enkelejd Alibeajt drejt atij të Berishës. Mësohet se Skënder Kapiti ka dhënë dorëheqjen dhe i është bashkuar grupit të Igli Carës, i cili kandidon nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Durrës.

Kapiti iu bashkua fushatës elektorale të Igli Carës në Durrës, pak ditë pasi u vendos si kandidat në listën e këshilltarëve nga Alibeaj. Mësohet se vendimi i Kapitit është shoqëruar me debate në PD-në zyrtare.

Deri më tani, nga lista e emrave të grupimit të Alibeajt për kryetarë bashkie janë tërhequr gjashtë kandidatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?