Alimadhi: Dua raportin e ekspertit për shkeljet e Metës, asnjë deputet nuk i ka

Deputeti Adriatik Alimadhi në seancën se sotme në Kuvend, ku socialistët kërkojnë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është përfshirë në një debat me zv.kryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, pasi i ka kërkuar raportin e ekspertëve për shkarkimin e kreut të shtetit. Alimadhi theksoi se që të votojë për shkarkimin e Metës duhet të krijojë bindjen se Kreu i Shtetit ka bërë shkelje të rënda.

”Mos na bëni si fëmijë. Unë do të votoj për shkarkim. Ju e keni administruar dhe përbën thelb kushtetues raporti i një eksperti, që çdo deputet duhet ta zotërojë. Si ka mundësi që gjithë këta deputetë nuk e zotërojnë dhe do votojnë për shkarkimin apo jo të presidentit.

Ka mundësi të më jepni materialin sepse nuk na e keni dhënë. Unë duhet të ndërgjegjësohem me aktet që ju keni raport. Mos na bëni si fëmijë, nuk ka asgjë për procedurë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë duhet të krijoj bindjen që Presidenti i vendit tim shkarkohet për ketë shkelje të rëndë. Nga nesër vendimi do shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe do t’u kërkohen këto procedura”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?