Alimehmeti mohon të ketë pranuar postin e nënkryetarit të Bashkisë nga Belind Këlliçi: Ishte një ofertë…

Ilir Alimehmeti ka mohuar që ai të ketë pranuar postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, në rast se Belind Këlliçi fiton zgjedhjet ndaj Veliajt.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Alimehmeti tha se ka patur një ofertë të Këlliçit por nuk deklaroi se ai e ka pranuar ofertën, duke sugjeruar se Këlliçi e ka bërë deklaratën pa u konsultuar me të dhe se ka qenë më shumë një ofertë publike sesa një çështje e dakordësuar mes tyre.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Alimehmeti: Në çdo lloj interviste kam thënë që nëse fitoj, do të kërkoj mbështetjen e rivalëve të tjera. Nga krahu tjetër, nëse nuk fitoj, atëherë do jepja çdo lloj force që kam, për të shtyrë kandidatin që zgjedh anëtarësia për datën 14 maj. Fjalët e mia i dëgjuat shumë qartë. Ky zotim ka qenë pa kërkuar asgjë në nivel personal. Unë dua që PD të fitojë zgjedhjet në 14 maj dhe jap kontributin tim. Nga ana e zotit Këlliçi, u bë një ofertë në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ylli Rakipi: Pse nuk ju kishte pyetur ai për këtë?

Ilir Alimehmeti: Po ju them, duhet të mendojmë, zoti Këlliçi i pari, ne duhet të fitojmë Bashkinë e Tiranës. Këtu nuk ka asnjë diskutim, do të japim kontribut maksimal. Në momentet e duhura do të bëjmë diskutimet e duhura. Ky moment ishte për të treguar se do të ecim para dhe do të çojmë garën përpara.

Ylli Rakipi: Shumë nga mbështetësit tuaj u zhgënjyen nga tërheqja juaj. Përse u tërhoqët ju? Sondazhet ju nxirrnin fitues, pastaj kjo u përmbys.

Ilir Alimehmeti: Unë në primare kam vajtur për kryetar bashkie.

Ylli Rakipi: Jo për nënkryetar?

Ilir Alimehmeti: Unë do të ndihmoj çdo kandidat për të fituar në datën 14 maj. Së pari, të mos ngatërrojmë sondazhet me votimet në primare. Nuk kam kërkuar për nënkryetar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?