Alimehmeti nuk fitoi mandatin, Braimllari: Më vjen keq për opozitën, ai është një figurë e rëndësishme

Endrit Braimllari iku nga Partia e Lirisë, shtëpia e tij për shumë vite dhe në zgjedhjet e 11 Majit u rendit në listën e hapur të PS-së në qarkun Tiranë, edhe pse nuk arriti që të marrë vota për të qenë në Kuvend.

Braimllari tha se e kishte paralajmëruar rezultatin, që kur ka qenë pjesë e Partisë së Lirisë, nëse partitë opozitare nuk ndryshojnë qasje. Ndër të tjera ai tha se i vjen keq për Ilir Alimehmetin, që konkurroi për PD-në në zgjedhje dhe nuk fitoi dot mandatin.

”Më vjen shumë keq për opozitën. Është për të ardhur keq që Ilir Alimehmeti është jashtë parlamentit, është figurë e rëndësishme, pavarësisht kahut politik ku ndodhet. Ai është një doktor i mirënjohur, me reputacion të mirë. Këtë situatë me opozitën e kam parashikuar që më 2013, kam thënë se nëse vijojnë njësoj do jenë aty ku janë sot. Nuk mund të thuash “do na vjedhin” në mënyrë të përsëritur, duke bërë njerëzit pesimistë”,-tha në ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?