Alizoti: Alibeaj të largohet, kreu i grupit të PD-së duhet të zgjidhet nga vetë grupi

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, deputeti demokrat Tomorr Alizoti duket se është pro kërkesës së Sali Berishës për largimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i grupit parlamentar të PD. Në një deklaratë për mediat, Alizoti tha se pas zgjedhjeve të 6 marsit, kreu i grupit duhet të zgjidhet nga grupi parlamentar si një akt politik dhe unifikimi.

“Kryetari i Grupit, pas zgjedhjeve të 6 marsit, duhet të zgjidhet nga grupi parlamentar si vetmi institucion legjitim. Ky është akt politik dhe unifikimi.

Ne nuk shmangim dot palët, por duhet të gjejnë një bashkim për elektoratin e tyre. Minoranca nuk mund të jetë më me shumë kapriço se maxhoranca. Nuk priten vendime nga kjo mbledhje, kanë qenë më shumë si terapi në grup”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?