Alizoti: Ankimimi marrëzi, Berisha hyri në selinë blu si triumfator
Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti e quan marrëzi animimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës së njohu sot statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021.
Pasi për të është pa sens pasi organizimi politik është organizim vullnetar. Kurse hyrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në selinë blu këtë të premte, Alizoti e sheh si triumfator.
“Ankimi nuk bën asnjë lloj sensi pasi organizimi politik është një organizim vullnetar. Është marrëzi. Sot Berisha hyri në seli.
De fakto dhe De jure ka hyrë brenda PD-së dhe nga aty do fillojë organizimi i partisë. Në real politk është triumfator Berisha dhe ajo që unë kam besuar u vërtetua në 6 mars.
Çfarë është një lider? Është sa njerëz ka. Deputetët e Bashës humbën dhe negociatën e fundit sot, duke mos kontribuar në bashkimin e PD-së”.