Alizoti: Ramës po i dridhet zëri nga protesta e rinisë, forcat ”Shqiponja” po shokojnë fëmijët në rrugë

Anëtari i kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti thotë se protestat e të rinjve bënë që kryeministrit Edi Rama t’i dridhej zëri. ”Në këtë protestë, Rama kishte dridhje zëri. Ajo është një lëvizje që ishte karikuar te të rinjtë. Prandaj ai do me doemos të gjejë një autor”,-tha ai për ”Abc News”.

Nga ana tjetër, Alizoti akuzoi se me lëvizjet e fundit, Rama “po tenton që ta blejë” familjen e Klodian Rashës. Ai kishte një kritikë për prindërit. ”Shqiptarët presin duke ndenjur në shtëpi, që demokracinë t’ua sjellin fëmijët. Deri dje prisnin SHBA-BE, sot presin nga fëmijët”. Kritika kishte edhe për efektivët e policisë. “Këta, “Shqiponjat”, me maska dhe parrulla shokojnë fëmijët dhe njerëzit në rrugë. Policia gjithmonë ka qenë vegël si në qeverisjen e PS dhe PD, si në diktaturë”.

Përse Edi Rama nuk e lëshon Ardi Veliun? Përgjigja për Alizotin është e qartë. ”Një nga arsyet që nuk mund të heqë Ardi Veliun i duhet për votat që do të vijnë. Ai në një mandat tjetër është shumë i rrezikshëm”,-tha më tej Alizoti.

SHKARKO APP