Alqi Bllako dorëzohet në policinë e Tiranës

Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako ka shkuar në Policinë e Tiranës, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. SPAK e akuzon për korrupsion dhe shpërdorim detyre me çështjen e inceneratorëve.

Dy ditë më parë SPAK kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Bllakos, teksa të mërkurën pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend. Në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij.

Sot SPAK dërgoi në GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

SHKARKO APP