Deputeti i PS-së, Alqi Bllako refuzon të dëshmojë: Jam pyetur nga SPAK

Deputeti i PS-së, Alqi Bllako refuzon që të dëshmojë para Komisionit për Inceneratorët, duke thënë se është pyetur nga SPAK.

Tabaku: Keni mbajtur pozicione të ndryshme dhe jeni thirrur si dëshmitar. SPAK po kryen hetime, jeni thirrur nga organi i akuzës?

Bllako: Sa i përket objektit të hetimit të këtij Komisioni unë në kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme dhe në përfundim jam bërë me dije se çdo gjë që unë kam deklaruar përbën sekret hetimor , ndaj në saj edhe të praktikës të shëndetshme ligjore të vendosur nga ky komision mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar rreth këtyre procedurave duke qenë se kam dëshmuar pranë këtij organi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?