Altin Dumani merr detyrën si kreu i ri i SPAK: Luftë agresive ndaj çdo zyrtari të korruptuar

Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani e ka nisur detyrën sot duke paralajmëruar luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli dhe krimit të organizuar.

Gjatë prezantimit të tij para stafit, Dumani tha se kjo do të jetë faza e dytë e Prokurorisë së Posaçme që nuk do të tolerojë asnjë shkelës ligji.

Të dashur kolegë, faktikisht për shkak të reformës në drejtësi ky transferimi nga drejtuesi në ikje tek drejtuesi në ardhje është gjithmonë i lehtë . Nuk është nevoja për tu prezantuar se kemi punuar bashkë. Falenderoj KLP që më dha besim për tu përballur me këto. Ky besim i dhënë më bën të angazhohem më shumë. Falënderoj Zotin Xholi dhe Kondili dhe i falënderoj për garën dinjitoze. Të gjithë e dinë se sa e vështirë të ndërtosh një shtëpi të re. Sot zoti Kraja kemi një prokurori funksionale të gatshme për tu përballur me çdo sfidë. Për secilin prej nesh është dashur të përballemi me sfida. Pas këtyre tre viteve SPAK kalon në një fazë tjetër, luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe krimit të organizuar. Inkurajoj dhe nxis secilin prej jush duke punuar në grup të jemi të aftë të procedojmë çdo shkelës ligji. Të punoni të pandikuar nga askush. E nderuar zonja Hajnaj ju garantoj se bashkëpunimi me BKH do të jetë i ngushtë”- tha ndër të tjera Altin Dumani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?