Altin Dumani raporton te Komisioni i Ligjeve: 41 milionë euro pasuri të sekuestruara gjatë vitit 2023

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shkuar sot në Komisionin e Ligjeve, ku ka paraqitur raportin vjetor për punën e Prokurorisë së Posaçme.

Dumani u shpreh se nga kërkesat e Prokurorisë së Posaçme për personat e hetuar janë dënuar me burg një numër i ulët, ndërsa shtoi se përgjatë vitit 2023 janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri.

Do paraqes disa të dhëna për vitin 2023 dhe masat që ka marrë SPAK për përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit. SPAK ka tregues sasiorë dhe cilësorë të përmirësuar në raport me një vit më parë. Ka hetuar 863 materiale nga të cilat nuk është filluar hetimi penal për 103 materiale. 41 milionë euro sekuestrim pasurie. Ne jemi prokurorë, në asnjë rrethanë nuk jemi inkuizitorë. Detyra jonë është të hetojmë, po mbajmë në kujdes mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Shifrat janë kokëforta në lidhje me politikën tonë penale. Të paraburgosurat nga SPAK zënë më pak se 9%“, u shpreh Dumani.

SHKARKO APP