Amb.SHBA për vrasjen në Lazarat: Të kapen autorët e krimit të tmerrshëm

 

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në Lazarat ku një efektiv i RENEA-s mbeti i vdekur.

Ibrahim Basha u vra nga disa persona të armatosur në Lazarat teksa RENEA po përgatitej të hynte në fshat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha – anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan – i cili u vra në Lazarat sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u plagosën në krye të detyrës. Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit.

Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?