Ambasada Amerikane: Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë
Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një apel, ku thotë se lufta ndaj tij kërkon më shumë se fjalë.
Në mesazhin e postuar në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në Shqipëri nënvizon se për këtë arsye, se kërkohen më shumë vepra konkrete.
Postimi i plotë:
“9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre.