Ambasada amerikane në Tiranë: Forcat e gatishmërisë së lartë të NATO-s do të zhvendosen për të mbrojtur aleatët në kufijtë lindorë të Europës
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Presidentit Joe Biden.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka përzgjedhur mesazhin, përmes të cilit Biden thotë se aktivizimi nga NATO i planeve të përgjigjes, “do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë”.
Mesazhi i plotë i shpërndarë nga ambasda amerikane
Brenda pak orëve pasi Rusia nisi sulmin e saj, NATO u mblodh dhe autorizoi aktivizimin e planeve të përgjigjes. Kjo do t’u mundësojë forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s të zhvendosen kur dhe ku nevojiten për të mbrojtur aleatët tanë të NATO-s në kufijtë lindorë të Europës”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph R. Biden