Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e fortë të Blinken: Ne i kemi dhënë Rusisë dy rrugë
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një tjetër mesazh të fortë dhe të qartë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken teksa flet për Ukrainën, Rusinë dhe diplomacinë e Shteteve të Bashkuara.
“Ne i kemi dhënë Rusisë dy rrugë. Është rruga e diplomacisë dhe e dialogut…, por është edhe rruga e agresionit të saj të përsëritur dhe pasojave masive që ne e kemi ndërtuar tani për shumë javë,” tha Sekretari Amerkan Blinken.
“Dhe nuk jemi vetëm ne që e themi këtë. G7-ta, ekonomitë kryesore demokratike në botë, kanë qënë të qarta për këtë. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë për këtë. NATO ka qenë e qartë për këtë”, është mesazhi tjetër i fortë, në mesin e tensioneve dhe frikës për luftë.