Ambasada Amerikane publikon mesazhin e Sekretarit të Shtetit: Mirënjohje shteteve që na ndihmuan me strehimin e afganëve
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me strehimin e afganëve.
Sipas mesazhit të publikuar nga ambasada, Blinken ka falënderuar vendet që kanë kontribuar për të strehuar refgjatët afganë.
Sipas tij, ky operacion ishte global në çdo drejtim dhe shumë shtete kanë ndihmuar me transportin ajror përfshirë bashkëpunimin në aeroporte.
“Dua të falënderoj aleatët dhe partnerët tanë. Ky operacion qe një përpjekje globale në çdo drejtim. Shumë shtete ndihmuan me kontribute të qënësishme në transportin ajror, përfshirë bashkëpunimin në aeroporte. Disa prej tyre po shërbejnë si vende tranzit, në mënyrë që të shpërngulirit të regjistrohen dhe të dhënat e tyre të përpunohen, rrugës për vendmbërritjet e tyre finale. Të tjerë kanë rënë dakord të zhvendosin refugjatët përgjithmonë dhe shpresojmë që më shumë vende do bëjnë të njëjtën gjë ditët e javët në vijim. Ne u jemi vërtet mirënjohës për ndihmën”, thuhet ne mesazhin e Blinken.
Në total në Shqipëri deri tani kanë mbërritur 644 shtetas afganë, ndërkohë kryeministri Rama ka paralajmëruar se do të strehohen rreth 4 mijë.
KOHA JONË SONDAZH

