Ambasada Britanike thirrje deputetëve: Votoni zgjatjen e Vetting-ut

Thirrja për deputetët shqiptarë që të votojnë të enjten për zgjatjen e procesit të Vetting-ut, është Ambasada e Britanisë së Madhe, pas SHBA-së dhe delegacionit të BE-së.

”Zbatimi i Reformës në Drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas si dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Ne inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të Vetting-ut.

Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”.

SHKARKO APP